Grida Duma tha se ndjen mjerim ndaj Sali Berishës që pati pushtet për 30 vite dhe nuk diti të ndahet nga kjo politikë e dhunës dhe urrejtjes.

“Shumë nuk e dinë çfarë ka ndodhur atë ditë, sepse kemi zgjedhur strategjinë e durimit, përmbajtjes. Nuk kam dëgjuar një grua demokrate që të mos thotë mos ia ktheni, mos ia ktheni, mos bëni të njëjtën gjë. Ne e kemi bërë këtë diskutim. A duhet të jemi ne forca politike që sjell atë të argumentit si forcën më të madhe. E kam pasur edhe vetë personalisht dhe e di që ata që merren me politikë e kanë këtë pikëpyetje. Themi nëse duron a dukemi më të dobët? Unë them se kjo është sfida më e madhe që kemi që durimi duhet të triumfojë si forcë e jo si dobësi. Është më e madhe forca e durimit se forca e atij që nuk vetëpërmbahet dhe shkatërron dhe është errësuar në gjithçka. Nuk shoh mjerim më të madh për Berishën se sa ai të mbledhë 5 njerëz apo 10 njerëz që i respektoj. Ka njerëz që e bëjnë me qartësi dhe errësim se nuk kanë më të ardhme.

Ajo që ne do të ndërtojmë nga LDGSH është mirënjohja ndaj kontributit, vlera ndaj atit që qëndron, vlera e besnikërisë. Unë e di shumë mirë dhe të gjithë e dimë. Jetojmë në një kohë digjitale, por ne jemi armata e madhe e atyre grave demokrate që bëjmë një heroizëm gjigant, nuk i kthehemi njësoj të keqes edhe pse dimë ta bëjmë shumë mirë. Është mjerim për një njeri që prej 30 vite pati pushtet dhe në fund të tunelit të tij nuk arrin dot të ndahet nga jeta politike siç i takon me trashëgiminë që demokratët ju lutën t’ia jepnin.

Unë di pse kanë heshtur intelektualët në PD. Kushdo që na thotë që janë shumë herë më të lartësuar se sa ti vetë që në momentet më të këqija të PD godet me gurë e me disa njerëz që i keqpërdor. Do ju lutesha atit që është jashtë dhe i duket vetja i ndryshëm nga ne i them që nuk është i ndryshëm, por i keqpërdorur. Ne kemi mbajtur standardin lart që kjo parti të jetë e përjetshme në vlera. Asnjëra nga zonjat nuk është thërritur në atë moment. Unë jam habitur kur pashë gratë e thanë që erdha vetë sepse unë sot do të doja të isha këtu. Vetëm për këtë do e bëjmë betejën”, tha Duma.