Plagosje me sende të forta, dhunë dhe organizimi i lotarive të palejuara, pesë të arrestuar në Elbasan

Mos i humb

Pronari i një lokali në Elbasan është vënë nën prangat e policisë për organizim të lotarive të palejuara, ndërsa në pranga u vunë edhe 4 persona të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Në pranga u vu shtetasi M. Q., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një aparat celular me programe që përdoren për vendosjen e basteve sportive.

Ndërkaq policia arrestoi shtetasit D. P., 43 vjeç dhe B. K., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin N. K., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se gjatë kontrollit në mjetin që shtetasi D. P. e drejtonte në gjendje të dehur, u gjet dhe u sekuestrua një mjet prerës (thikë).

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 25 vjeç, banues në Librazhd, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Policia arrestoi në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të shtetasit S. A., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit