“Gruaja më e mirë”

Mos i humb

“Gruaja më e mirë”

Transmetohet se një ditë Sha’biu e takoi Kadiun Shurajh. Sha’biu e pyeti Shurajhun për gjendjen e tij dhe familjes së tij, kurse ai u përgjigj:

“Prej njëzet vjetësh nuk kam hasur nga gruaja ime diçka që do të më hidhëronte.”

Sha’biu e pyeti: “Si mund të ndodhë kjo?”

Shurajhu u përgjigj: “Në natën e parë kur hyra dhëndër e pashë se gruaja ime kishte bukuri të rrallë dhe marramendëse. Atëherë, thashë në vete: “Do të marr abdes dhe do të fal dy rekate si falënderim për Allahun.”
Kur u fala dhe dhashë selam, e pashë se edhe gruaja ime ishte falur me mua dhe dha selam kur dhashë unë.

Kur u larguan shokët dhe miqtë nga shtëpia, unë e zgjata dorën drejt saj, kurse ajo më tha: “Prit pak! Mos nxito!”
Pastaj vazhdoi: “E tërë lavdia i takon vetëm Allahut. Atë e falënderoj dhe prej Tij kërkoj ndihmë. Salavatet dhe selamet qofshin për Muhamedin dhe familjen e tij! Më tej:
Unë jam grua e huaj (nuk jemi njohur më parë) dhe nuk ta di karakterin. Prandaj, më sqaro se çfarë do, që unë ta bëj atë, dhe çfarë urren, që unë të mos e bëj.

Në fisin tënd ka pasur gra, me të cilat ke mundur të martohesh, dhe në fisin tim ka pasur burra që kanë mundur të martohen me mua, mirëpo kur Allahu cakton një çështje, ajo kryhet dhe nuk mund të pengohet. Prandaj, bëje atë që të ka urdhëruar Allahu: ose më mbaj me mirësi, ose më lër (më divorco) me butësi dhe marrëveshje.
I them këto fjalë, dhe kërkoj falje tek Allahu për mua dhe për ty.

Shurajhu thotë: “Kështu, pasha Allahun o Sha’bij, më detyroi që edhe unë të mbaj një fjalim, prandaj thashë:
E tërë lavdia i takon vetëm All-llahut. Atë e falënderoj dhe prej Tij kërkoj ndihmë. Salavatet dhe selamet qofshin për Muhamedin dhe familjen e tij!
Më tej: Ti the disa fjalë, që nëse u përmbahesh atyre, ato do të jenë fat dhe lumturi për ty, por nëse i ke vetëm pretendime, ato do të jenë argument kundër teje.
E dua këtë e këtë…
Nuk e dua këtë e këtë…
Nëse sheh një të mirë tek unë, shpërndaje atë, e nëse sheh një të keqe, mbaje sekret dhe fshihe!
Atëherë, ajo tha: “A të pëlqen të na vizitojë familja ime?”
– I thashë: “Nuk dua të më bezdisin shumë miqtë (familja e gruas).”
– Ajo tha: “Kë e do nga komshinjtë e tu, e unë t’u lejoj të hyjnë në shtëpinë tënde; dhe kë e urren, që mos t’u lejoj të hyjnë në shtëpinë tënde?”
– I thashë: “Kjo e kjo familje janë njerëz të mirë, kurse kjo e kjo familje janë njerëz të këqij.”
“Pastaj”, – thotë Shurajhu, “Me të e kalova natën më të mrekullueshme.
Një vit jetesë me të, prej saj pashë vetëm gjëra që më pëlqejnë.Në krye të një viti, kur u ktheva nga gjykata, në shtëpi pashë një grua. Thashë: “Kush është kjo?” Më thanë: “Kjo është vjehrra jote.”
Ajo m’u drejtua dhe më tha: “Si të duket jot shoqe?
– Thashë: “Gruaja më e mirë.”
Atëherë, më tha: “O Ebu Umejje! Gruaja është më e keqe në dy raste:
– kur lind
– dhe kur fiton ndaj burrit të saj (kur tregohet mendjemadhe dhe lartësohet ndaj burrit).
Burri nuk mund të fusë në shtëpi gjë më të keqe sesa gruaja e llastuar. Prandaj, edukoje siç do ti që ta edukosh dhe gdhende siç do ti që ta gdhendësh!”

(Thotë Shurajhu) “Pas kësaj kam jetuar me të njëzet vjet dhe nuk e kam qortuar për asgjë, përveçse një herë, por aty unë isha në gabim.”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit