Grupi parlamentar i PD-së përjashton zyrtarisht 4 deputetë

Mos i humb

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj përjashtoi sot zyrtarisht deputetët Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj.

Sipas njoftimit për shtyp publikuar në medie, grupi parlamentar i PD-së informon se është njoftuar zyrtarisht Kuvendi i Shqipërisë që deputetët Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj nuk janë më pjesë e këtij grupi parlamentar, duke filluar nga data 11 janar 2023.

“Sot, më datë 10 janar 2023 ka përfunduar afati 1-vjeçar për distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike të deputetëve të pezulluar Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj.

Në mungesë të aktit të distancimit, sipas vendimit të datës 10 janar 2022 të Kryesisë së Partisë dhe konfirmimit të Këshillit Kombëtar dhe grupit parlamentar të Partisë Demokratike në mbledhjen e datës 15 janar 2022, nga sot hyn në fuqi masa e largimit zyrtarisht të tyre nga grupi parlamentar”, thuhet në njoftimin për shtyp të publikuar në medie

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit