Rama: Shkodra na bashkon, për ecurinë e projekteve të këtij mandati qeverisës

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me deputetët e Shkodrës për ecurinë e projekteve zhvillimore të këtij mandati qeverisës me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Në takim ishin të pranishëm ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh drejtuese politike e PS-së në qarkun e Shkodrës, Elisa Spiropali, ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, kreu i FSHZH-së, Dritan Agolli, si dhe deputetët Benet Beci dhe Agron Çela.

“Shkodra na bashkon”, shkruan Kryeministri, ndërsa publikoi në rrjetet sociale fotot nga ky takim.

Investimet në bashkinë Shkodër përfshijnë lidhjen Shëngjin-Ulqin, bajpasin e Shëngjinit, urën e Bunës dhe rrugën Pulaj.

Po ashtu do të investohet për sheshin e Shirokës, Muzeun e Liqenit dhe pikat panoramike, molet Almonit, hyrjen e Shkodrës, Muzeun e Navigimit dhe Kalanë e Rozafës.

Në zonën e Alpeve investimet përfshijnë rrugën Qafë Thore-Theth, rikualifikimin e Thethit, rrugën Theth-Nderlysaj, faza 1, si dhe aksin Nderlysaj-Lotaj-Lekbibaj-Prekal ose unaza e brendshme e Alpeve.

Po ashtu ndërhyrje parashikohet në rrugën Ura e Mesit-Kala e Drishtit, për ndriçimin e rrugës Ura e Mesit-Kala e Drishtit si dhe për rivitalizimin e Kalasë së Drishtit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit