Grushte në mes të fshatit, pogradecari merr çiften, ndërhyn policia

Mos i humb

Një 52 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Pogradecit pasi akuzohet se ka kanosur me armë gjaku një 40 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një lokali, në fshatin Buçimas, ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi me iniciale A. H., 52 vjeç pronari i lokalit, ishte konfliktuar për motive të dobëta dhe kishte kanosur me armë shtetasin R. B., 40 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e 52-vjeçarit, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë gjahu (çifte) dhe një sasi municioni luftarak.

‘Falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti të ndodhur në afërsi të një lokali, në fshatin Buçimas.

Vihet në pranga pronari i lokalit, i cili kanosi me armë gjahu një shtetas tjetër, për motive të dobëta.

Sekuestrohet një armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak, të cilat pronari i lokalit i mbante pa leje, në banesën e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së informacionit se në fshatin Buçimas, Pogradec, në afërsi të një lokali, dy shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, menjëherë kanë organizuar punën dhe janë nisur drejt vendngjarjes, ku falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi A. H., 52 vjeç (pronari i lokalit) ishte konfliktuar për motive të dobëta dhe kishte kanosur me armë shtetasin R. B., 40 vjeç, banues në Buçimas dhe ishte larguar nga vendngjarja, por shërbimet e Policisë u vunë në ndjekje dhe bënë të mundur ndalimin e tij. Gjatë kontrollit në banesën e 52-vjeçarit, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë gjahu (çifte) dhe një sasi municioni luftarak.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, të shtetasit A. H”, thuhet në njoftimin e policisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit