Kushtet që duhet të plotësohen për të përfituar nga Kurani

Mos i humb

Nëse dëshiron të përfitosh nga Kur’ ani, duhet te koncentrohesh dhe ta përkushtosh zemrën gjatë leximit dhe dëgjimit të tij. Duhet të përqëndrohesh dhe të mundohesh ta kuptosh se, atë që je duke e lexuar, është Fjalë e Allahut.

Perderisa je duke lexuar Kur’anin, duhet ta kesh në dijeni se Allahu nëpërmjet këtij Kur’ ani po të drejtohet ty. Padyshim keto janë fjale të Allahut të zbritura nëpërmjet gjuhës së të Dërguarit të Tij.

Allahu thote: “Me të vërtetë, ka argumente për atë që ka zemër apo i ka vënë veshin me vëmendje, dhe është i kujdesshëm”.Kaf 37

Arritja e një rezultati të perkryer varet nga stimuli, nga vendi i marrësit dhe nga kushti per të cilin duhet të arrihet rezultati dhe mospasja e asnjë pengese që do te mund ta pengonte arritjen e rezultatit. Ajeti i mësiperm na sqaron të gjitha me fjalë shume të qarta, precize e të sakta.

Kur Allahu thote: “Me të vertetë, ka argumente” kjo është nje dëshmi per atë që ka ndodhur që nga fillimi i kaptinës deri tek ky ajet. Ne anen tjetër, Fjala e Allahut: “për atë i cili ka zemër” ‘ i referohet vendit te marrësit, e kjo nënkupton zemrën e gjallë, e cila e kupton atë që e thotë Allahu.
Për shëmbull, kur Allahu thotë: “Ai (Kur’ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë dhe Kur’an i qarte. Për ti terhequr vërejtjen atij që është gjallë (me mend e zemër)”Jasin 69-70

Fjala “Atij që është gjallë”. Dhe kur Allahu thotë: “Apo i ka vëne veshin me vëmendje”, ka për qëllim njeriun i cili dëgjon atë që i thuhet. Dhe pikërisht ky ështe kushti per të qenë, me të vërtetë, i ndikuar nga fjalët. Kurse Fjala e Allahut: “që është i kujdesshem”, nënkupton të jetë i vetëdijshëm; dhe se zemra e tij është e ndërgjegjshme dhe nuk është e hutuar me cështjet e kësaj bote.

Ibn Kutejbe ka thënë “Ai (lexuesi) ja vë veshin Librit te Allahut kur zemra e tij është prezent dhe e kupton atë që e lexon; nuk eshte e pavëmendshme apo e pavetedijshme; mungesa e kuptimit dhe interesimit per atë që thuhet, si dhe dështimi për të parë apo medituar në të, është një pengim apo blokim.

Megjithatë, Kur ani jep një efekt tek marrësi, që ështe zemra e gallë, dhe nëse kushti i dëgjimit është plotesuar, dhe zemra nuk është e preokupuar me dicka tietër përveçse ti kuptojë fjalët, atëherë rezultati i pritur do të ndodhe, që ështe arritja e të mirave nga Kur’ ani dhe kujtesa apo mbajtja mend e tij”

Shkeputur nga libri “Thesari i urtesive te perjetshme”
Ibn Kajim El Xheuzije

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit