Guatemalë, 16 vjet burg për ish-presidentin Otto Perez

Mos i humb

Ish-presidenti i Guatemalës, Otto Perez, u dënua dje me 16 vjet burg për korrupsion.

Perez, i detyruar të jepte dorëheqjen në vitin 2015, u shpall fajtor për zhvatje dhe mashtrim ndaj sistemit doganor, njoftoi gjyqtarja Irma Jeannette Valdes gjatë leximit të vendimit.

Ish-politikani u dënua me tetë vjet për secilën akuzë. I njëjti dënim iu dha edhe ish-zëvendëspresidentes së tij Roxana Baldetti.

Një organ kundër korrupsionit i mbështetur nga Kombet e Bashkuara kishte ekspozuar disa skandale në Guatemalë, përpara se ato të nisnin të hetoheshin në vitin 2019 nga presidenti i atëhershëm Jimmy Morales.

Një nga sukseset e tij të mëdha ishte zbulimi i një skeme shumëmilionëshe për të mashtruar sistemin doganor të vendit, i cili përfundimisht çoi në dorëheqjen e Perez, i akuzuar në vitin 2017 si organizatori i dyshuar i mashtrimit masiv doganor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit