Guvernatori Sejko: Gjysma e popullsisë jeton në zona rurale, qeveria të shtojë vëmendjen te ky sektor

Mos i humb

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko tha se ka ardhur koha që të kthejnë vëmendjen te sektori bujqësor.

Teksa ishte duke folur për garancinë sovrane për të financuar kolateralin e kredive të bujqësisë, ai tha se bujqësia duhet të ketë ndihmë edhe nga qeveria.

“Për të ilustruar me shifra thuajse gjysma e popullsisë në Shqipëri punon në zona rurale. Ky sektor gjeneron më pak se 20% të vlerës së shtuar në ekonomi.

Është e qartë se zhvillimi i qëndrueshëm i vendit kërkon vëmendje më të madhe te bujqësia, në rritjen e popullsisë rurale.

Mbështetja e fonde e sistemit bujqësor meriton kredi më të madhe nga banka. Problemet specifike të kreditimit janë evidentuar me kohë.

Megjithatë mendoj se disa prej tyre janë drejt adresimit, ndërsa për pjesën tjetër zgjidhja e tyre duhet të jetë pjesë integrale e punës tonë. Sidoqoftë ky rrezik është drejt rehabilitimit.

Përmirësimi i rrjetit rrugor, përmirëson këtë sektor dhe nga ana tjetër rritet zinxhiri i vlerës së shtuar. Kjo skemë ofron një kontribut të qenësishëm, si në formën e kredive direkte. Arsyeja e kreditimit ka të bëjë me fragmentarizmin e tokës bujqësore. Duke iu referuar të dhënave, një fermë e zakonshme shqiptare ka 1.2 hektarë tokë.

Në të njëjtën kohë rreth 99% të bizneseve bujqësore punësojnë deri në 4 vet. Besoj se ka nevojë për ndërgjegjësim më të madh të fermerit shqiptar.

Këto partneritete përmirësojnë askesin e fermerëve në kredi. Në shumë raste titulli i pronësisë mungon ose vlera e tij është e ulët.

Banka e Shqipërisë gjykon se ka ardhur koha të kthejë vëmendjen te bujqësia”, tha Genc Sejko.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit