Vrau 65-vjeçarin për gjakmarrje, i riu: E kisha planifikuar prej një viti

Mos i humb

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë në Lezhë ku 17-vjeçari Florian Pervathi vrau me armë 65-vjeçarin Lek Lekgjonaj për motive hakmarrje.

Mësohet se vëllai i viktimës kishtë vrarë në vitin 2009 babain e të riut.

Ndërkohë para oficerëve të policisë ai ka thënë se ishte pajisur me armë prej të pakten 1 viti, por nuk tregoi se ku e kishte siguruar.

“Kisha kohë që e kisha planifikuar vrasjen, armën e kam pasur që prej një viti”, mësohet të ketë thënë i riu, i cili nuk ka shfaqur pendesë për krimin e kryer.

Pas vrasjes së Lekgjonajt, 17-vjeçari u vetëdorëzua në polici në gjendje të rënduar psikologjike. Ai nuk ka dhënë shumë shpjegime për krimin e kryer.

Ditën e sotme prokuroria pritet të dërgojë në gjykatë kërkesen për masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale vrasja me paramendim dhe armbajtje pa leje për të riun.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit