Hahn: BE nuk i përmbushi premtimet ndaj Shkupit dhe Tiranës

Mos i humb

Komisioneri për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit i Bashkimit Evropian (BE), Johannes Hahn, ka deklaruar se është i zhgënjyer që BE nuk arriti t’i përmbush angazhimet për çeljen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Kjo është jashtëzakonisht zhgënjyese. BE tani duhet të shpjegojë se sa serioz është angazhimi i saj për integrimin e Ballkanit Perëndimor. Ky nuk është moment festimi në BE. Refuzimi për të pranuar përparimin e provuar do të ketë pasoje negative, përfshirë edhe rrezik të destabilizimit të Ballkanit Perëndimor, me ndikim të plotë të BE-së”, shkroi Hahn në llogarinë e tij në Twitter.

Hahn thekoi se integrimi në BE i Ballkanit Perëndimor mbetet politikë strategjike në interes të të dy palëve.

Këshilli i BE-së për çështje të përgjithshme, i cili përbëhet nga kryediplomatët e vendeve anëtare, në një takim në Luksemburg diskutoi propozimin për çeljen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit