I pafajshëm është deklaruar ish-ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi në paraqitjen e tij të parë para Gjykatës Speciale lidhur me akuzat për pengim në administrimin e drejtësisë.
Ai para trupit gjykues ka thënë se këtë akuzë e sheh si prekje të dinjitetit të tij. Ka thënë se gjatë punës me Thaçin kanë “punuar dhe udhëhequr nga parimi i drejtësisë”.
Prokuroria ka thënë se me vonë gjatë ditës do të bëjë kërkesë që Kuçit t’i ndalohet komunikimi me personat që janë pjesë e aktakuzës, dhe persona tjerë që dyshohen se kanë lidhje me rastin.
Pjesë e aktakuzës së re janë edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, dhe Fadil Fazliu.