Zbardhet axhenda e samitit BE-Ballkani Perëndimor

Mos i humb

Presidenti i ri i Këshillit Evropian Antonio Costa në letrën e tij për kryeministrin Rama dhe liderët e tjerë të rajonit para samitit që mbahet më 18 Dhjetor thekson se aty do diskutohet për zbatimin e planit të rritjes si dhe përpjekjeve drejt integrimit rajonal.

Një pjesë e axhendës së takimeve të liderëve europian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor sipas burimeve në Bruksel do t’i kushtohet, edhe mundësive për avancimin e mëtejshëm të integrimit gradual mes Bashkimit Evropian dhe shteteve të rajonit tonë.

Darka e punës do të fokusohet në sfidat e përbashkëta gjeopolitike. Costa beson se konteksti aktual gjeopolitik kërkon që t’i jepet një vrull i ri punës së BE-së me vendet e rajonit.

Që në marrjen e stafetës Charles Michel, Presidenti Costa ka deklaruar se zgjerimi i Bashkimit Evropian me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, është një mjet për të garantuar paqen dhe sigurinë e kontinentit evropian.

Ai theksoi se si BE ashtu edhe vendet kandidate do të duhet të punojnë shumë në këtë drejtim, duke shmangur pengesa të panevojshme burokratike si dhe pa dhënë afate kohore artificiale.

Shqipëria ka synimin për të mbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027 për të qenë gati për tu ulur me të drejta të plota në Bruksel në vitin 2028. Komisioni Evropian është shprehur i gatshëm të mbështesë këtë objektiv ambicioz.

Ndërkaq liderët evropiane do ta vizitojnë Tiranën me 16 Maj kohë kur do të mbahet samiti i rradhës i komunitetit politik evropian i shtyrë për shkak të zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit