Halil Kastrati dhe Komuna e Mitrovicës do të ndërtojnë 51 shtëpi

Mos i humb

“51 shtëpi do të ndërtohen në komunën e Mitrovicës. Sot u nënshkrua memorandumi bashkëpunues mes Shoqatës sonë dhe komunës së Mitrovicës për ndërtimin e 40 shtëpive ku për secilën familje komuna do të partecipon me shumën prej 5 mijë eurove. Për krejt këto shtëpi komuna e Mitrovicës siguron edhe parcelën për ndërtimin e shtëpive. Kësaj miresie ju bashkangjiten edhe djemtë e Mitrovicës ku do ti ndertojnë 10 shtëpi në këtë komunë. Edhe kryetari i komunës së Mitrovicës shprehi dëshirën që një shtëpi komplet ta financojë ai personalisht. Gjithsej 51 shtëpi në Mitrovicë. Na priftë e mbara. Bamirës Zoti kurr mos ju humbtë”. ka shkruar në rrjetin e tij social, bëmirësi i njohur, Halil Kastrati.

Më herët, me rastin e ditës së flamurit, Halil Kastrati në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit dhuruan 28 shtëpi.

Fotografia e Halil Kastrati

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit