Halil Kastrati i lumtur që viti po përmbyllet me 120 shtëpi për të varfërit!

Mos i humb

Humanisti, Halil Kastrati dhe Shoqata që ai përfaqëson ‘Jetimat e Ballkanit’ po e përmbyll këtë vit me suksesin që rrallë kush e bëri viteve të fundit. Hiq më pak se 120 familje në trevat shqiptare i bëri me kulm mbi kokë por jo vetëm kaq, Kastrati së bashku më qytetarët vullnetmirë arritën që të sigurojnë mbi 100 mijë euro për të sëmuret, 100 paga mujore për jetimet si dhe mbi 600 mijë kilogram ushqim për nevojtarët e shumë ndihma të tjera.

Është Kastrati vet ai i cili në një postim në faqen e tij zyrtare ka falënderuar vullnetmirët që ketë vit po e përmbyllin të buzëqeshur siç ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Kastratit:

Kontributi i juaj e puna e jonë këtë vit.

Me buzëqeshje e nisem dhe me buzëqeshje po e përfundojmë këtë vit

Mbi 600.000 kg ushqim për nevojtarët për një vit

Mbi 100.000 shujta ne kuzhinën tonë këtë vit

Mbi 100.000 euro të dhuruara për shumë të sëmurë

Mbi 120 shtëpi e banesa në trojet shqiptare

Mbi 100 paga mujore për jetima

Mbi 50 bursa studentore këtë vit

Faleminderit të  gjithëve e Zoti ju shpërbleftë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit