Universiteti i Prishtinës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Stambollit

Mos i humb

Një delegacion nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, me ftesën e Universitetit Teknik Yildiz, ka realizuar vizitë studimore në Stamboll, ku është nënshkruar edhe memorandum i bashkëpunimit ndërmjet dy universiteteve.

Rektori i UP-së, Marjan Dema, dhe rektori i Universitetit Teknik Yıldız, Bahri Şahin, në takimin miqësor, kanë nënshkruar MoU-në, i cili synon të promovojë bashkëpunimin kulturor dhe arsimor ndërmjet Turqisë dhe Kosovës.

Dema falënderoi rektorin Şahin për ftesën dhe pritjen që i kanë bërë delegacionit të UP-së, teksa u shpreh i lumtur për arritjen e zyrtarizimit të bashkëpunimit ndërmjet dy universiteteve.

UP-ja është institucion lider i arsimit të lartë në vendet shqipfolëse. Në vitet e fundit, ne kemi shënuar progres në fushën e ndërkombëtarizimit, ku se bashku me partnerë dhe miq tanë, kemi avancuar në këtë drejtim. Nënshkrimi i këtij memorandumi është një hap tutje në realizimin e këtij objektivi,” tha Dema.

Rektori Şahini uroi mirëseardhje delegacionit të UP-së, të cilin e informoi rreth Universitetit Teknik Yıldız. Ai tha se YTU-ja është në mesin e pesë universiteteve më të mira në Turqi, teksa qëndron i pari në vend në fushën e inxhinierisë teknike.

Ne kosovarët nuk i konsiderojmë të huaj, andaj jemi të lumtur që ju jeni sot këtu. Ne jemi po ashtu shumë të interesuar që bashkëpunimi të mos mbetet vetëm në letra, mirëpo të fillojmë që tani me caktimin e një koordinatori dhe të shtyjmë përpara realizimin e këtij memorandumi,”tha Şahin.

Edhe profesori Cevdet ŞANLI u shpreh i lumtur për vizitën që delegacioni nga UP-ja i ka bërë YTU-së. Si ish-profesor i turkologjisë në UP, ai tha që edhe pse që nga viti 2015 është ndarë nga Kosova, me zemër vazhdon të jetë atje.

Delegacioni i UP-së, i shoqëruar nga rektori dhe profesorë të tjerë nga universiteti nikoqir, ka vizituar disa fakultete brenda Universitetit Teknik Yildiz, duke përfshirë edhe TechnoPark-un, ku nga të pranishmit u informua lidhur me punën e tyre. UP-ja, gjatë kësaj vizite studimore dhe kulturore, ka vizituar edhe qendra të ndryshme kulturore në qytetin e Stambollit.

Në memorandumin e nënshkruar parashihet që UP-ja dhe YTU-ja të bashkëpunojnë në gjashtë fusha specifike:

  1. Mobilitet të stafit;
  2. Mobilitet të studentëve;
  3. Organizim të aktiviteteve të përbashkëta, ligjëratave fizike dhe mësimit online;
  4. Pjesëmarrje në seminare dhe takime akademike;
  5. Shkëmbime të materialeve akademike dhe informacioneve të tjera;
  6. Krijimin e programeve të shkurtra akademike.
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit