Hapet Rruga e Arbrit, apeli: Shoferët të pajisen me goma dimërore!

Mos i humb

Rruga e Arbrit është hapur për qarkullim pasi ditën e djeshme u bllokua për shkak të motit të keq.

Sipas njoftimit të kompanisë mirëmbajtëse gjatë natës reshjet kanë pushuar, dhe mjetet borëpastruese në terren kanë punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat dhe zgjerimin e aksit nga bora.

Apelohet që shoferët që të jenë të kujdesshëm gjatë udhëtimit natën dhe në orët e para të mëngjesit për shkak se ngricat do të jenë prezente.

“Gjatë natës reshjet kanë pushuar, mjetet borëpastruese në terren kanë punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat dhe zgjerimin e aksit nga bora. Tashmë Rruga e Arbrit është e hapur për përdoruesit e mjeteve dhe qarkullimi mund të kryhet normalisht.

Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit natën dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit