Zvicra rekomandon vaksinat përforcuese për adoleshentët nga 12 vjeç

Mos i humb

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) dhe Ekif tani rekomandojnë vaksinime përforcuese për të gjithë të rinjtë e moshës 12 deri në 15 vjeç.

Përmes kësaj synohet forcimi i mbrojtjes individuale kundër infeksionit dhe rrjedhës së rëndë të sëmundjes si dhe ngadalësimi i përhapjes së virusit në situatën aktuale epidemike/

Nëse një infeksion shfaqet tek adoleshentët pas dozës së dytë të vaksinimit katër muaj ose më vonë pas përfundimit të imunizimit bazë, nuk rekomandohet vaksinim përforcues, deklaronë BAG dhe Komisioni Federal për Çështjet e Vaksinimit (EKIF) në rekomandimin e tyre, të publikuar premten, transmeton albinfo.ch. Në këtë rast, vetë infeksioni llogaritet si “vaksinim” përforcues.

Për vaksinimin përforcues të të rinjve, rekomandohet vaksina mRNA nga Pfizer/Biontech dhe jo më herët se katër muaj pas përfundimit të imunizimit bazë (pas dy dozave të vaksinimit).

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit