Hapja e ambasadave të reja, ministri Hasani: India fuqi e 5 ekonomike në botë

Mos i humb

Shqipëria ka në listën e prioriteteve të saj si pjesë e strategjisë së politikës së jashtme hapjen e disa ambasadave të reja.

Një nga vendet ku diskutohet hapja e ambasadës shqiptare është India. Në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Europian, raportoi ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili tha se India është fuqia e 5 ekonomike në botë dhe Shqipëria duhet të ketë përfaqësim në atë shtet.

Po kështu, ministri Hasani përmendi edhe Indonezinë si një vend me potencial ekonomik ku Shqipëria duhet të ketë seli diplomatike. Kjo edhe për faktin se Indonezia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe në këtë aspekt Shqipëria duhet të luajë rolin e saj përmes diplomacisë për të bërë mundur njohjen e pavarësisë.

Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku: A ka ndonjë dokument, ndonjë strategji që jeni duke ndjekur, njëkohësisht edhe për hapjen e ambasadave? Ju dëgjova me interes që thatë për hapjen e ambasadës në Indi që do të jetë një nga prioritetet e periudhës në vijim? Ju kujtoj që ka pasur një përfaqësi kohë më përpara në Indi. Disa prej tyre u mbyllën. A kemi një strategji konkrete? Si përcaktohet hapja e ambasadave?

Ministri i Jashtëm Igli Hasani: India është fuqia e 5 ekonomike në botë. Me trajektoren për të qenë fuqi e 3 ekonomike, është e vërtetë që përfaqësia jonë është mbyllur, është hapur dikur dhe është mbyllur, kam përshtypjen për arsye paksa banale të asaj kohe. Mendoj që duhet t’i tejkalojmë të gjitha vështirësitë e asaj kohe për të parë dhe projektuar marrëdhënie të fortë përpara.

Indonezia është gjithashtu jo vetëm një potencial i madh ekonomik, por ka dhe një zë të caktuar në marrëdhënie ndërkombëtare, është një vend me qasje jo pozitive për sa i përket njohjes së Kosovës.

Ne kemi qenë dhe jemi të angazhuar në 3 nga selitë kryesore të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, në Gjenevë dhe në Vienë, por ka munguar gjithmonë e 4, ka munguar Nairobi në Kenia.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit