Haradinaj emëron Bejtush Gashin si ministër të Punëve të Brendshme

Mos i humb

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka emëruar Bejtush Gashin si ministër të ri të Punëve të Brendshme të Kosovës pas dorëheqjës së ministrit të mëparshëm Flamur Sefaj.

Në një njoftim nga Zyra e Kryeministrit thuhet se Haradinaj ka emëruar Bejtush Gashin si ministër të Brendshëm, i cili ka qenë zëvendësministër në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK).

“Me këtë rast, kryeministri Haradinaj i dëshiroi suksese në detyrën e tij dhe i premtova mbështetjen e plotë, në shërbim të zbatimit të ligjit dhe të sigurisë publike në Kosovë. Ai i sjell qeverisjës së vendit një cilësi të re dhe një përvojë të madhe në këtë fushë të rëndësisë së veçantë për vendin”, thuhet në njofim.

Ish-ministri i Brendshëm kosovar, Flamur Sefaj, më 3 prill dorëzoi dorëheqjen tek kryeministri Haradinaj, pasi ky i fundit kërkoi lirimin e menjëhershëm nga funksioni ministër i Brendshëm, për shkak se sipas kryeministrit, Sefaj në rastin e ekstradimit në Turqi të gjashtë anëtarëve të FETO-s nuk e ka informuar kryeministrin Haradinaj për operacionin, që u zhvillua në bashkëpunim me Agjencinë Turke të Intelegjencës (MIT).

Ndryshe, më 29 mars MIT përmes një operacioni në bashkëpunim aktiv me inteligjencën kosovare, realizoi një goditje të rëndë ndaj strukturës së Organizatës Terroriste FETO/Strukturës së Shtetit Paralel (FETO/PDY) në Ballkan, duke sjellë nga Kosova në Turqi gjashtë punonjës të nivelit të lartë të organizatës.

Haradinaj, përveç nga ish-ministri Sefaj, kërkoi edhe dorëheqjen e kreut të intelegjencës kosovare, Driton Gashi, i cili poashtu të martën e kaluar dorëzoi dorëheqjen te Zyra e Kryeminstrit./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit