Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i bindur në bashkëpunimin e mirë që qeveria qendrore do ta ketë me të gjithë kryetarët e komunave.
“Jam i bindur që do të kemi bashkëpunim të mirë me të gjithë kryetarët”, tha ai.
Ai i përgëzoi të gjithë qytetarët, partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje, komisionet komunale dhe gjithë mekanizmat e tjerë që kanë ndihmuar në përcjelljen e këtyre zgjedhjeve, përfshirë edhe mediat dhe OJQ-të, si dhe mekanizmat e sigurisë.
Haradinaj tha se këto zgjedhje vërtetë e dëshmojnë që Kosova është demokraci premtuese, dhe se Kosova premton standard të demokracisë që e bën atë pjesë të familjes evropiane, dhe ia jep vendin e merituar në këtë familje.
Ai foli edhe për performancën e partisë së tij, AAK-së, dhe pohoi se ata kanë gjithsej tetë komuna./Kosova Post/