Haradinaj i gatshëm të shkojë në “shtëpi”, pret LDK-në t’i siguroj votat

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka folur për grevat, për të cilat tha se i mirëkupton dhe se veprimet e tilla sindikale janë krejt normale. Sipas tij nëse sigurohen 61 vota në Kuvendin e Kosovës për rrëzimin e qeverisë së tij, atëherë është i gatshëm të shkojë në “shtëpi”.

“Kjo puna e rrëzimit të Qeverisë po vazhdon prej ditës që ia kam nisur, nëse i kanë 61 vota unë e mirëpres vendimin”, tha Haradinaj duke lidhur rrëzimin e qeverisë së tij me grevën në nivel arsimor dhe atë shëndetësor

“Grevat janë rezultat i ligjit, të gjithë po kërkojnë pozicione më të mira në ligj. Është krejt normale që ka greva kur bënë ligj pas 20 vitësh. Të gjithë e kanë frikën se si do ti pozicionoj ligji. Çdo vit do të pasojnë rritjet por do të kemi ligj për pagat. Besoj që do të jemi gati për ligjin”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit