Haradinaj i’a “mbledhë” Thaçit: Mos gabo të flasesh për shkëmbim territoresh në Bruksel

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj edhe një herë ka ripërsëritur qëndrimin e tij kundërshtues sa i përket shkëmbimit të territoreve. Derisa drejtuesit shtetëror janë bërë bashkë sot për të diskutuar për dialogun me Serbinë, Haradinaj ua ka thënë në sy, se mos tu shkon në mendje ideja për shkëmbimin e territoreve që të jetë në tavolinën e Brukselit.

Pas takimit të sotëm të thirrur nga krykuvendari Kadri Veseli për unitet për dialogun me Serbinë, u bënë bashkë burrat e shtetit, presidenti i vendit Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, Kryeministri Ramush Haradinaj, bashkëkryesuesi i dialogut Shpend Ahmeti, por jo edhe partitë opozitare LDK-VV.

Ky takim u tha se ishte në frymën e bashkëpunimit dhe pajtushmërisë mes nikoqirve të takimit të sotëm, ,por shefi i qeverisë Ramush Haradinaj u bëri me dije se atë do ta kenë gjithmonë kundër, nëse preket tema për shkëmbimin e territoreve.

“Nëse është shkëmbim territoresh unë nuk pajtohem” tha Haradinaj, derisa bashkëkryesuesi i ekipit negociator, Shpend Ahmeti ka hequr dilemat se në takimin që do përfaqësoj ai nuk do të shkelet Kushtetua e Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit