Haradinaj ka një kusht për përballje televizive me kandidatët për kryeministër

Mos i humb

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka folur sot para mediave për kushtin që ai për të dalë në përballje me kandidatët tjerë për kryeministër.

Ai ka thënë se do të ishte e pamundur të shkohet në secilin medium për të debatuar me kundërshtarët e tij politik.

Sipas tij, do të ishte mirë që të bëhen katër ose pesë media bashkë dhe të kenë një debat.

“Është mirë që të bëhen katër ose pesë media të Kosovës bashkë dhe ta kemi një debat sepse është e pamundur të shkojmë nëpër secilin medium. Do të ishte mirë ta kishim një debat të tillë midis kandidatëve për Kryeministër të Kosovës”, ka thënë ai. Haradinaj këto komente i bëri pas takimit që pati me përfaqësuesit nga Lugina e Preshevës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit