Haradinaj: Kosova nga konsumatore në prodhuese të energjisë

Mos i humb

Kosova nga konsumatore e energjisë elektrike është kthyer në prodhuese, tha sot Ramush Haradinaj.

Kryeministri, në interpelancën sotme për reduktimet në energjinë elektrike, është arsyetuar se kur ai ka marrë qeverinë Kosova nuk ka pasur rezerva të thëngjillit, dhe sic tha ai opsionet kanë qenë ose të bazohemi në import ose të ndërmarrim dicka.

Haradinaj tha që Kosova ka arritur të prodhojë energji dhe ka filluar procesin për rezervat e Thëngjillit.

Ai foli për ndërprerjet e energjisë për të cilat tha se kanë ndodhur për shkak të pajisjeve të shpërndarjes së energjisë që janë shumë të vjetra, ka pasur mbingarkesë të rrjetit dhe se këto ndërprerje kanë qenë të planifikuara për shkak se ndodhin riparimet./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit