Haradinaj: Liberalizimi i vizave në fazën finale, por kemi disa obligime që duhet t’i zbatojmë

Mos i humb

Është bërë lansimi i fazës së re të fushatës për liberalizimin e vizave ku mori pjesë Kryeminstri i vendit Ramush Haradinaj, së bashku me shefën e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe ministren e integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se së shpejti do të ndodhë liberalizimi i vizave dhe me këtë do të mund t’i tregojmë botës që populli jonë ka vlera dhe se qytetarët e Kosovës me theks të veçant rinia e meritojnë lëvizjen e lirë.

“Me liberalizimin e vizave fitohet liria e qytetarëve me atë tregojmë që ne jemi në Evropë, po ka obligime qe duhet me i zbath me përpikëmeri. Urojmë që sa ma shpejt të levizim të lirshëm dhe ti tregojmë botës që ne kemi vlera dhe se qyetarët tanë rinia jonë e meriton lëvizjen e lirë”, tha Haradinaj.

Ndërsa, shefja e BE- së në Kosovë Nataliya Apostolova, duke folur për çështjen e liberalizimit të vizave ajo tregoj disa arsye bazë se për cilat arsyje mund të udhëtojnë qytetarët e Kosovës në zonën shengen.

“Do t’i tregoj disa rregulla se për cilat arsye qytetarët e kosovës mund të udhëtojnë në zonën shengen. Ata mund të rrin për 90 dite. Qëllim i udhetimit mund të jetë për dy arsye per takim me familjen dhe per biznes por ata nuk mund të shkojnë për ndjenjë afatgjatë atje”, tha Apostolova.

Më tutje, Apostolova theksoj edhe njëherë mbështetjen e plotë të Bashkimit Europian dhe kërkoj nga qeveria qe te punoj edhe më shumë drejt këtij drejtimi.

“Ju keni mbështetjen tonë të plotë dhe shpresoj që qeveria të qoj përpara të gjitha përpjekjen deri në finalizimin e tyre”, u shpreh Apostolova./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit