Haradinaj në komision, kërkesë urgjente për vizat

Mos i humb

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Komisioni për Legjislacion që me urgjencë të procedojë në Kuvend, katër projektligjet të cilat i kërkon Bashkimi Europian, e që lidhen ngushtë me procesin e liberalizimit të vizave.

Por këtë kërkesë të Haradinajt e ka kundërshtuar kryetarja e këtij komisioni, Albulena Haxhiu.Sipas Haxhiut, opozita nuk është shkaktare e mos heqjes së vizave.

Përpos kryeministrit Haradinaj dhe anëtarëve të Komisionit, të pranishëm ishin edhe Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri si dhe Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha.Ndryshe Haradinaj ka kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme, e cila do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 10:00.

Postimi i plotë:

Në mënyrë që të mos e vonojmë vendin në përafrimin me BE-në, Kosova duhet t’i intensifikojë përpjekjet për të unifikuar agjendën për integrim. Në këtë frymë, për t’i koordinuar hapat rreth ndërtimit të koncensusit nacional për Agjendën Europiane zhvilluam takim pune me Komisionin për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës. Për t’i çuar përpara pakot ligjore prioritare nga fusha e sundimit të ligjit, që lidhen me zbatimin e MSA-së dhe me impakt në liberalizimin e vizave, kërkova që të përshpejtohet puna në te gjitha hallkat e sistemit për përmbylljen e këtyre ligjeve./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit