Për takimin Thaçi-Putin shkruajnë edhe mediat serbe, ja si e komentojnë!

Mos i humb

Pas polemikave që u ngritën për shkak të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili ishte ulur në rreshtin e dytë afër presidentit rus, Vladimir Putin, ata kanë pasur edhe një takim zyrtar, shkruan “Blici” serb.

Sipas gazetës  serbe, takimin e ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në “Twitter”, presidenti Thaçi ku edhe ka publikuar disa fotografi ku shihen duke u përshëndetur mes vete Thaçi e Putin,me të cilin kanë biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Lidhur me këtë çështje, presidenti Putin ishte i qartë. Nëse ju (Kosovë –Serbi) arrini marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështes këtë marrëveshje”, ka shkruar Thaçi.

Tutje, theksohet se në ceremoninë e cila shënoi 100 vjetorin e Luftës së Parë Botërore në Paris pati protestë nga pala serbe për shkak të pakënaqësive me caktimin e ulëseve.

Ndërkohë agjencia e lajmeve ruse “Tass” ka raportuar se Kremlini nuk ka dhënë asnjë njoftim për takimin Thaçi-Putin.

Poashtu, kjo gazetë shkruan edhe se ambasadori francez në Serbi, i ka kërkuar fajle Aleksandër Vuçiçit dhe qytetarëve për renditjen e liderëve në eventin e Parisit  në shënimin e 100 Vjetorit të Luftës së Parë Botërore./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit