Haradinaj në Mal të Zi: Kosova nuk varet nga Serbia

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij në Mal të Zi, ka thënë se Kosova nuk varet nga Serbia dhe se askush duhet të ketë frikë për themelimin e ushtrisë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit të tij në Mal të Zi, ka folur edhe për themelimin e ushtrisë së Kosovës dhe deklaratat e zyrtarëve serbë.

Siç raportojnë mediat serbe, Haradinaj në Podgoricë ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, duhet të marrë guximin dhe t’i shpjegoj popullit të tij se Kosova nuk varet nga Serbia.

Sipas tij, themelimit të ushtrisë së Kosovës askush nuk duhet t’i frikësohet pasi që siç u shpreh ai, kësaj ushtrie i duhen pesë mijë ushtar.

Në lidhje me themelimin e ushtrisë së Kosovës, Haradinaj i është kundërpërgjigjur edhe presidentit serb, Vuçiq, për pretendimet e tij se themelimi i ushtrisë së Kosovës është kërcënim dhe do të kishte pasoja të mëdha për rajonin.

“Si Vuçiq ashtu edhe Serbia, dhe të gjithë e dinë se shqiptarët nuk janë kështu, asnjëherë në histori, shqiptarët nuk kanë kërcënuar askënd që jeton me ta. Vuçiq ka nevojë për kurajo t’i shpjegojë popullit të tij se jeta e Kosovës nuk varet nga Serbia”, tha Haradinaj, transmeton lajmi.net.

Kreu i ekzekutivit kosovar, po ashtu tha se, pas themelimit të ushtrisë së Kosovës, serbët që jetojnë në Kosovë do të jenë edhe më të sigurt.

“Askush nuk mund të kërcënojë askënd. Serbët në Kosovë do të jenë edhe më të sigurt kur të përfundojmë arkitekturën e institucioneve të sigurisë”, tha Haradinaj.

Në një intervistë dhënë për televizionin “A1”, Haradinaj ka folur edhe për propagandën serbe kundër Kosovës sa i përket tërheqejes së njohjeve të pavarësisë.

Sipas tij, me këtë propagandë Serbia po humb kot kohë dhe Serbia po shpenzon kot së koti edhe shuma të mëdha parash për propagandën e saj për tërheqjen e njohjeve nga shtetet e ndryshme.

Haradinaj po ashtu ka folur edhe për demarkacionin me Malin e Zi, i cili tha se Kosova dhe Mali i Zi tashmë e kanë gjetur një zgjidhje për këtë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit