Haradinaj: Nuk do të ndalemi derisa të krijojmë një ambient të sigurtë për gazetarët

Mos i humb

 

 

Kryeministri  i Kosovës, Ramush Haradinaj në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur gatishmërinë e shtetit për krijimin e një ambienti të lirë e të siguri për gazetarët.

Ai ndër të tjera ka shkruar se liria e shprehjes dhe e shtypit janë levat e demokracisë, kësisoj të panegociueshme dhe duhet të shkojnë bashkë të integruara me përgjegjësinë.

Postimi i plotë:

Kosova, sipas raporteve ndërkombëtare ka bërë një përparim të ndjeshëm sa i përket lirisë së medias, por ne nuk do të ndalemi derisa të krijojmë një ambient plotësisht të lirë e të sigurt për gazetarët.  Liria nuk mund të jetë e pjesshme, prandaj i ftoj gazetarët kosovarë që të punojmë në partneritet të ngushtë, që ta ndryshojmë këtë gjendje.  Liria e shprehjes dhe e shtypit janë levat e demokracisë, kësisoj të panegociueshme dhe duhet të shkojnë bashkë të integruara me përgjegjësinë. RH

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit