Haradinaj: Pa kërkuar falje nuk ka pajtim me Serbinë

Mos i humb

Kryeministri Ramush Haradinaj në takim me përfaqësuesit e familjarëve të të pagjeturve ka dhënë shpresë se një ditë do të arrihet një marrëveshje reciproke me Serbinë.

‘Pa shtrirë dorën familjarët e të pagjeturve, nuk mund të ketë pajtim’ tha Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se nesër do të marrë një vendim që tu ndahet buxhet shoqatave të të pagjeturve.

“Unë do të propozoj nesër një buxhet për secilën nga 24 shoqatat e të pagjeturve. Çështja tjetër që dua ta diskutoj me ju është edhe aranzhimi juaj në bisedimet për të pagjeturit” tha ai.

Kurse , Jahja Lluka në emër të familjarëve të të pagjeturve, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës ta ndryshoj udhëzimin administrativ që ua ndalon pensionin kontributdhënës familjarëve të të pagjeturve.

Takimi me familjarët e të pagjeturve po vazhdon ende, por pa pranin e medieve.

Ndryshe edhe pas 20 vite që nga përfundimi i luftës janë edhe 1647 persona të pagjetur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit