Peugeot lanson gjeneratën e dytë të super miniveturës 208!

Mos i humb

Ky është modeli i ri, gjenerata e dytë i Peugeot 208, modelit më të rëndësishëm në historinë 123 vjeçare të kësaj kompanie në auto industri.

Veturat e vogla kanë pasur gjithmonë një rëndësi të madhe për Peugeot, por ky model i ri i 208 bëhet edhe më special, pasi do të jetë vetura e parë që do të bartë shenjën e Peugeotit e do të jetë e gjitha elektrike.

208 i ri ka dizajnin e ri të Peugeot, ashtu sikurse 508 i ri, me drita të mëdha LED e pamje më sportive krahasuar me modelin paraprak, e nga brenda instrument digjital e një ekran 7 inç i cili ka navigacion e përkrah Android Auto e Apple CarPlay.

Nën kafano, Peugeot ka konfirmuar 5 motorë të ndryshëm për tu zgjedhur. Motori bazë i tij është ai 1.2 litërsh me benzinë PureTech 75 që prodhon 74 kuajfuqi dhe ka rrotat e para aktive.

Një tjetër version motori është ai PureTech 100 që prodhon 99 kuajfuqi si dhe ai PureTech 130 me 128 kuajfuqi, transmeton koha.net. Me naftë ofrohet motori 1.5 litërsh me katër cilindra që prodhon 99 kuaj fuqi.

Si dhe modeli i fundit por që ka sjell më së shumti risi, është ai elektrik i quajtur e-208, i cili me një mbushje të baterive mund të përshkon 340 kilometra rrugë, e që prodhon 134 kuajfuqi.

Çmimet e Peugeot 208 ende nuk janë zbuluar, e kjo pritet të ndodh në Panairin e veturave në Gjenevë, ku edhe do të debutoj kjo veturë.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit