Haradinaj skeptik se lajmi për vizat do të merret nesër

Mos i humb

 

 

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka takuar sot drejtoreshën për Ballkan Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Europian, Genoveva Ruiz-Calavera, me të cilen kanë folur për liberalizimin e vizave, por nga ky takim nuk u dha ndonjë afat kohor se kur Kosova do ta ketë lajmin e madh.

Haradinaj në një konferencë për media pas takimit me Genoveva Ruiz-Calavera tha se temë diskutimi ishte agjenda evropiane e konkretisht liberalizimi i vizave për çka tha se Kosova shumë shpejt do ta marr një vendim final për këtë çështje, por pa precizuar nëse nesër do të ipet lajmi i madh.

‘Jam i bindur që në muajt që vin do të shënojmë rezultate nga sygjerimet e drejtoreshës që i morëm në këtë takim shumë te rëndësishëm. Shpresojë që së shpejt konkluzionet do të vijnë që liberalizimi do të bëhet realitet. Komisioni do ta jep mendimin e vet, propozimi e vet. Propozimi do të diskutohet në Parlament dhe Këshillë të BE-së. Edhe pse mendojmë se do ta kemi vlerësimin pozitiv, prapë nuk është kry puna. Jemi në një proces serioz që jemi si Kosovë’, tha kryeministri Ramush Haradinaj.

Ndërsa zyrtarja e lartë e Komisionit Evropian Ruiz-Calavera ka thënë se Kosova duhet të vazhdoj ta qoj përpara agjendën e saj evropiane. Ajo ka pranuar se Kosova ka përparim në sundimin e ligjit por se duhët të punohet ende shumë në rrugën e dasht integruese.

“Kjo agjendë do ta udhëheq Kosovën për ti kryer refirmat kyçe për sundimin e ligjit . Kosova te vazhdojë përparimin e saj. Kemi diskutuar rezultate të rëndësishme që i kemi arritur se bashku. Zyra jonë ketudo ta ndihmoje qeverinë në këtë agjendë gjatë rrugëtimit të saj. Jam e lumtur që në këto tema jemi duke bashkëpunuar dhe levizur përpara. Vendimet që merren nga qeveria duhet të jenë shumë të qëndrueshme. Mendoj që është shumë e rëndësishme të punojmë për të rinjtë e Kosovës. Dhe besoj qe do ta gjejme nje zgjidhje. Shpresojmë që shumë shpejtë të dalim me propozime në mënyrë që sa më shpejtë të kryhet liberalizimi i vizave” ka thënë ajo.

Ndryshe, drejtoresha për Ballkan Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz-Calavera po  viziton Kosovën për të lansuar programin e ri të Reformës Ekonomike dhe për t’u takuar me përfaqësuesit të lartë të Institucuioneve të Kosovës. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit