Haradinaj takon shefat e grupeve parlamentare, çfarë kërkoi nga ata?!

Mos i humb

Kryeministri  i Kosovës Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim shefat e grupeve parlamentare të koalicionit qeverisës, PDK-së, AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate.

Siç ka shkruar kryeministri  qëllimi i takimit të sotëm ishte bashkërendimi i angazhimeve në përmbushjen e agjendës legjislative për vitin 2019.

“Kosova ka nevojë për një dinamikë të re të bashkërendimit të punëve Qeveri – Kuvend dhe ky takim është në funksion të intensifikimit të angazhimeve tona për ta përmbyllur agjendën legjislative, pjesë e detyrimeve tona për integrim euro-atlantik”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Përmbushja e agjendës legjislative për vitin 2019 është një nga prioritetet e Qeverisë dhe në këtë frymë, sot prita në takim shefat e grupeve parlamentare të partive të koalicionit qeverisës Memli Krasniqin nga PDK, Ahmet Isufin nga AAK dhe Bilall Sherifin nga Nisma.

Kosova ka nevojë për një dinamikë të re të bashkërendimit të punëve Qeveri – Kuvend dhe ky takim është në funksion të intensifikimit të angazhimeve tona për ta përmbyllur agjendën legjislative, pjesë e detyrimeve tona për integrim euro-atlantik.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit