Matoshi parajmëron: Keqmenaxhimit të qendrave turistike po i vjen fundi

Mos i humb

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, është treguar i vendosur që të vejë rend në parqet nacionale të vendit.

Sipas tij, menaxhimi qendrave turistike të Kosovës në të kaluarën nuk ka qenë i duhur, duke përmendur në ketë rast Brezovicën në të cilën sipas tij është operuar ilegalisht.

I Pyetur nga Kosova Post për taksën e vendosur edhe në qendrat turistike në Prevallë dhe Bogë, ministri Matoshi ka thënë se qendrat turistike deri më tani nuk kanë pasur menaxhimin e duhur.

“Këto qendra turistike nuk janë menaxhuar siç duhet në të kaluarën. Unë kam kërkuar një raport dhe sot e  kam në duar për të parë se çfarë po ndodh nëpër qendrat turistike  të Kosovës e me theks të veçantë në Brezovicë? Në Brezovicë po operohet ilegalisht, taksa që paguhet për taksë mirëmbajtje, kjo taksë duhet të përdoret për këtë qëllim në këto zona të këto parkingje. Në kuadër të kësaj është edhe një projekt për fuqizimin e taksës për parqe nacionale. Kjo taksë për parqet nacionale do të jetë në formë elektronike me qëllim të eliminimit të dyshimeve të keqpërdorimeve”,ka konfirmuar ministri Matoshi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit