Haradinaj tregon nëse do ta shkarkojë Rikallon apo jo?

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur rreth kërkesës së PSD-së për shkarkimin e ministrit të bujqësisë, Nenad Rikallo.

Haradinaj nuk ka pohuar apo mohuar se do ta shkarkojë ministrin serb, por ka thënë se të gjitha kërkesat e PSD-së do të plotësohen.

“E kam thënë që të gjitha kërkesat që i kam marrë prej PSD-së, janë legjitime. Të gjitha kërkesa kanë legjitimitet. Jemi në proces të temave të tjera, ata i dijnë afatet kohore se si do të veprojnë, unë nuk mundem të flasë për angazhimet e tjerëve”, tha Haradinaj.

Haradinaj, foli edhe për letrën që i’a ka dërguar kryeministrja e Serbisë, kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ku ka kërkuar tërheqjen e njohjes për Kosovën.

“Nuk i ka ardhur marre me i dërgu letër as Shqipërisë”,ka thënë Haradinaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit