Haskuka: Dashuria ndaj atdheut mbaron te pragu i shtëpisë

Mos i humb

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka reaguar ndaj pamjeve me bërllok në liqenin e Vërmicës, duke thënë se Komuna e Prizrenit nga java e kaluar ka filluar pastrimin e deponive ilegale dhe mbeturinave nëpër rrugë, por ato do të mbushen prapë nëse vazhdohet me sjelljet e vjetra.

Ai në një postim në Facebook shkruan se dashuria për Kosovën mund të matet me sjelljet tona, ndërsa pamjet nga liqeni i Vërmicës tregojnë se atdhedashuria jonë është vetëm retorikë.

“Bërlloku dhe plastika e hedhur në rrjedhën e Drinit të Bardhë akumulohet në Liqenin e Vërmicës duke ilustruar që dashuria ndaj atdheut mbaron te pragu i shtëpisë. Me e dashtë Kosovën do të thotë mos me hedh mbeturinat në lumenj apo nga dritarja e veturës në rrugë”, shkruan Haskuka.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit