Regjimi i Asadit sulmon me gaz klorin Gutën Lindore

Mos i humb

Vazhdojnë sulmet e regjimit të Bashar Al Asadit dhe mbështetësve të tij në Siri ndaj Gutës Lindore të cilën e mbajnë nën rrethim.

Sipas informacioneve nga zyrtarët e Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardhë) në Gutën Lindore, forcat e regjimit në orët e mbrëmjes kanë sulmuar qarkun Duma me gaz klorin.

Nga gazi nuk është ndikuar askush, ndërsa në sulmet e regjimit dhe Rusisë ndaj rajonit në dy ditët e fundit në Duma humbën jetën 13 civilë, në Ayn Terma 7, në Haresta 3 dhe në Arbin 1 civil.

Nga sulmet është rrëzuar plotësisht një xhami në Duma, ndërsa Mbrojtja Civile nuk mund të shërbejë në jug të Gutës Lindore për shkak të intensitetit të sulmeve.

Regjimi i Asadit dhe mbështetësit e tij, duke injoruar vendimin për armëpushim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) më 3 mars, kishte filluar një operacion për të marrë nën kontroll Gutën Lindore.

Forcat e regjimit, duke përparuar si pasojë e sulmeve intensive, rajonin një herë e kishte ndarë në dy pjesë, ndërsa që nga 12 marsi në 3 pjesë.

Regjimi kishte shënjestruar rrugët dalëse në rajonet opozitare të qytezës Hammurije e cila ka mbetur në pjesën jugore të Gutës, rreth 3 mijë civilë ishin detyruar të iknin në rajonet e kontrolluara nga forcat e regjimit.

Më 16 mars kishte ndodhur një përleshje mes opozitarëve ushtarak dhe regjimit në Hammurije, ku opozitarët kishin marrë nën kontroll qytezën.

Të njëjtën ditë regjimi, kishte sulmuar një vend tregu në Kefer Batna, ku kishin humbur jetën 61 civilë.

Më 24 shkurt, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi rezolutën e cila kërkon armëpushim në Siri, veçanërisht në Gutën Lindore, për civilët. Megjithatë, kishte mbetur e paqartë se si do të zbatohej armëpushimi i cili ishte caktuar të vihet në praktikë “pa vonesë”.

Pas vendimit të KS-OKB-së Rusia më 27 shkurt bëri të ditur se çdo ditë mes orës 09:00 dhe 14:00 do të jepet “pauzë humanitare” në Gutën Lindore duke thënë se regjimi do ta respektojë atë.

Në Gutën Lindore rreth 400 mijë civilë që prej 5 vitesh jetojnë nën bllokadë. Pavarësisht se Guta Lindore në Marrëveshjen e Astanas u shpall “zonë e deeskalimit”, regjimi i Asadit për të cilin rolin garantues e ka marrë përsipër Rusia, që nga muaji prill i vitit të kaluar ka intensifikuar rrethimin në këtë rajon, ndërsa në muajt e fundit ka shtuar edhe sulmet.

Kriza humanitare në Gutën Lindore nga dita në ditë përkeqësohet, ndërsa mijëra civilëve u nevojitet evakuim. Shumica e civilëve të cilët duhet të evakuohen urgjentisht përbëhen nga fëmijët dhe persona të sëmurë nga kanceri. Përveç kësaj, shumë fëmijë në Gutën Lindore kanë vdekur si pasojë e urisë dhe pamundësisë për të patur qasje në barna.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit