Hawaii goditet nga një tërmet i fuqishëm, mijëra objekte pa energji elektrike

Mos i humb

Një tërmet me magnitudë prej 5.3 ballësh sipas Rihterit, goditi të dielën shtetin amerikan Hawaii.

Qendra amerikane për Studime Gjeologjike (USGS) tha se epiqendra e tërmetit është regjistruar 24 kilometra në jugperëndim të qytetit Kailua-Kona që ndodhet në ishullin e Madh.

Aktualisht nuk ka informacione për viktima eventuale, ndërkohë që Mbrojtja Civile bën të ditur se të paktën 3.300 objekte të ndryshme janë pa energji elektrike.

Shembja e shkëmbinjve ka bllokuar njërën nga rrugët kryesore në ishullin e Madh.

Autoritetet nuk kanë lëshuar një paralajmërim për mundësinë e një cunami.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit