Haxhiu-pozitës: Më i rëndësishëm Hashim Thaçi sesa mbrojtja e territorit

Mos i humb

Pas dështimit të Rezolutës së LDK-së e cila do t’ia ndalonte presidentit Hashim Thaçi të negociojë me kufijtë me Serbinë, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu bëri të ditur se për deputetët e pozitës më i rëndësishëm është presidenti sesa mbrojtja e territorit dhe sovraniteti i vendit.

Këta nuk janë as deputetë dhe as të popullit! Këta thjesht janë duke u keqpërdorur nga Hashim Thaçi, ky person që po e rrezikon vendin për interesat e tij personale!, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Kjo është pika e Rezolutës së propozuar nga opozita

1. Kuvendi i Republikes së Kosovës rithekson se Kushtetuta e Republikës së Kosovës, sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe karakteri shtetëror unitar i Republikës së Kosovës jane të pacenueshme. As Presidenti, e askush tjetër, nuk ka të drejtë të negociojë për territorin e Republikës së Kosovës.

Deputetët e PDK, AAK dhe Nisma nuk mundësuan kuorumin ndonëse ishin në sallë pra për ata më i rëndësishëm është Hashim Thaçi sesa mbrojtja e territorit dhe sovraniteti i vendit.

Këta nuk janë as deputetë dhe as të popullit!
Këta thjesht janë duke u keqpërdorur nga Hashim Thaçi, ky person që po e rrezikon vendin për interesat e tij personale!/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit