Haxhiu: Veting edhe në institucionet e sigurisë

Mos i humb

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë raportimit para Komisionin Ad-hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar u shpreh se dosja për procesin e vetingut e cila është dorëzuar në shtator në Kuvendin e Kosovës përbëhet nga nëntë dokumente, ku pjesa kryesore është ajo e draftit me amandamente kushtetuese, draft të cilin e konsideron të gatshëm për vlerësim nga Gjykata Kushtetuese.

Haxhiu e konsideroi si sfidë edhe sigurimin e 2/3 të votave të Kuvendit të Kosovës për këtë proces por kërkoi mbështetjen për të siguruar votat sidomos të komuniteteve.

Haxhiu u shpreh se për zhvillimin e vetingut në Kosovë janë marrë parasysh të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias, i cili rekomandoi veting për nivelet e larta në drejtësi përmes mekanizmit të jashtëm.

Ministrja sqaroi se draft amandamentet kushtetuese përfshijnë tri amandamente kushtetuese të cilat janë në përputhje me rekomandimet e Venecias.

“Si ministri e Drejtësisë konsiderojmë se amandamentet kushtetuese janë finale dhe të gatshme për mendim në Gjykatën Kushtetuese sepse siç e dini rregullat kushtetuese e ligjore parashohin se ato paraprakisht para votimit në Kuvend të vazhdojnë të marrin mendimin nga Gjykata Kushtetuese nëse të njëjtat janë në linjë me kapitullin 2 për të drejtat e njeriut. Sa u përket dokumenteve të tjera duke përmendur faktin se drafti i projketligjit për vetingut sa i përket dosjes për vetingun është vetëm një draft i parë i punuar sipas opinionit të pestë ku ne kemi qenë në fazën fillestare dhe kemi kërkuar veting për gjithë gjyqtarët dhe prokurorët nga mekanizmi i jashtëm i njëjti nuk është harmonizuar me opinionin final të Komisionit të Venecias dhe me lejoni t’iu njoftoj se në takime që kemi pas me opozitën… kanë kërkuar që të mos e finalizojnë gjithë punën kanë thënë që një pjesë të konsiderueshme megjithatë lëreni ta bëjë edhe Kuvendi që të ndihet hisedar edhe Kuvendi i Kosovës ne nuk kemi pas asnjë problem me këtë çështje ndonëse kemi qenë të interesuar që ta përmbyllim ne megjithatë drafti i ligjit nuk është i harmonizuar ka ende punë për tu harmonizuar me opinionin e Venecias”, tha ajo.

Ministrja tha se edhe Ministria e Punëve të Brendshme tashmë ka krijuar grupin punues dhe po punon në koncept-dokumentin për veting tek institucionet e sigurisë.

Sipas saj, procesi i vetingut në siguri është më i lehtë, po situata në veri e ka ngadalësuar procesin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit