Hetimet për Tiranë-Elbasan, Haxhinasto te Krimet e Rënda: Dëshmova për përgjegjësitë e mia

Mos i humb

Ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, është paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për t’u pyetur për procedurat e rrugës Tiranë-Elbasan. Pasi ka dalë nga ambientet e Krimeve të Rënda, Haxhinasto u shpreh se dëshmoi për ato gjëra që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e tij.

“Më pyetën për përgjegjësit e mia si drejtues politik. Dëshmova për ato gjëra që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e mia kur kam qenë në një periudhë të zhvillimit të këtij projekti. Jam thirrur si person për të dëshmuar në projektin e Rrugës Tiran-Elbasan”. u shpreh Haxhinasto.

Dosja e rrugëve për të cilat deri tani janë arrestuar në dy çështje të ndryshme Dashamir Xhika, Andi Toma dhe 11 persona të tjerë, mund te prekë edhe Emond Haxhinaston, deputet i LSI-së dhe ish-ministër i Transporteve.

Edhe më herët ish-ministri shpreh i gatshëm për t’u verifikuar, duke theksuar se ai ka bërë drejtimin politik të institucionit dhe se nëse kjo do të degjenerojë ne goditje politike ai do t’i përgjigjet politikisht shumë rreptë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit