HIROSHIMA – Zelensky mbërrin në Japoni për samitin e G7-s

Mos i humb

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në samitin e G7-s, sipas pamjeve nga transmetuesi japonez NHK në aeroportin e Hiroshimas.

“Japoni. G7. Takime të rëndësishme me partnerët dhe miqtë e Ukrainës. Siguria dhe bashkëpunim i zgjeruar për fitoren tonë. Paqja do të bëhet më e afërt sot”, shkroi Zelensky në Twitter.

Fillimisht u tha se presidenti ukrainas do të lidhej vetëm me video në samitin e grupit të demokracive të pasura kryesore.

Lufta e agresionit rus kundër Ukrainës është një nga temat kryesore të diskutimeve në Hiroshima.

Në një vizitë të paparalajmëruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ishtje dje edhe  në Xhedah, në Arabinë Saudite, për të marrë pjesë në samitin e Ligës Arabe.

Sapo mbërriti në Xhedah, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se qëllimi i vizitës së tij ishte forcimi i marrëdhënieve me Arabinë Saudite dhe me botën arabe, sipas televizionit panarab ”Al Arabiya”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit