Hong Joon-pyo paralajmëron Trumpin: Kim aktron paraqitje të rreme paqësore

Mos i humb

 

Kreu i opozitës në Korenë e Jugut dhe kryetar i Partisë Konservatore Çlirimi i Koresë, Hong Joon-pyo paralajmëroi presidentin e SHBA-së Donald Trump që të jetë i kujdesshëm në takimin me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-Un, të cilin e ka akuzuar për paraqitje të rreme paqësore.

Pesë ditë përpara samitit Trump-Kim, lideri i opozitës koreano-jugore Hong ka paralajmëruar Washingtonin zyrtar se do të ishte më mirë që Trump të anulojë samitin nëse konsideron se nuk do të mund të detyrojë liderin autoritar Kim Jong-un të nënshkruajë marrëveshjen decide për denuklearizimin e plotë të Koresë së Veriut dhe të sigurojë që ky proces të ndiqet nga ekspertë të huaj.

“Çdo marrëveshje moderne e cila do të siguronte ndihmë për Korenë e Veriut, do të mund të ndihmonte vetë regjimin e saj për të përshpejtuar programin e saj bërthamor dhe balisitik”, tha Hong tha në një deklaratë të transmetuar nga agjencia e lajmeve të Koresë së Jugut, Yonhap.

Ai gjithashtu paralajmëroi Trump-in se ai nuk duhet të pajtohet me ndonjë ulje të pranisë ushtarake amerikane në Korenë e Jugut.

Blloku konservator i Koresë së Jugut llogarit tradicionalisht në marrëdhëniet e ngushta me SHBA-të që nga qeverisja liberale e presidentit aktual të Moon Jae-in dhe Partisë së tij Demokratike, sidomos në vizionin e zgjidhjes së krizës disa dekadashe koreane.

Megjithatë, këtë skemë tradicionale Seul-Washington e kanë ndryshuar ndjeshëm marrëdhëniet e ngushta midis udhëheqësve aktual Moon dhe Trump.

Opinioni në Gadishullin Korean në përgjithësi mirëpret Samitin e ardhshëm Trump-Kim që do të mbahet më 12 qershor, në Singapor, por qarqet konservatore në Seul nuk e fshehin habinë dhe shqetësimin për faktin se Trump ka rënë dakord për samitin pa dhënë asnjë garanci paraprake nga pala tjetër.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit