Hoti: Deklarimet e Kosovës në Berlin nuk ishin adekuate e as dinjitoze

Mos i humb

Shefi i Grupit parlamentar i LDK-së, Avdullah Hoti, në tryezën për “Dialogu Kosovë Serbi nën dritën e Takimit në Berlin”, ka thënë se në samitin e berlinit është bërë e qartë se marrëveshja përfundimtare mund të arrihet vetëm përmes dialogut.

Sipas Hotit, Kosova duhet të jetë e përgatitur për fazën finale, siç tha ai vendi duhet të sigurohet qe marrëveshja përfundimtare nuk cenon integritetin territorial, duke akuzuar kështu presidenti Thaçi për idenë e tij për korrigjim të kufjeve me Serbinë.

“Muajt e fundit kemi parë një gjuhë që ka devijuar drejt promovimit të konflikteve tjera për të zgjedhur mosmarrëveshjet mes dy vendeve. Është bërë e qartë se mosmarrëveshjet mes shteteve bëhen vetëm përmes dialogut dhe marrëdhënieve ndërshtetërore janë integrimi në BE.

Duhet ta vlerësojmë qëndrimin e Gjermanisë dhe Francës për këtë proces për ti dhënë një momentum të ri procesit të dialogut. Kosova duhet të jetë e përgatitur për fazën finale. Rolin më negativ e ka luajtur presidenti i vendit duke vë në mesazh korrigjimin e kufjeve. Ne jemi të interesuar që të jemi marrëveshje me Serbinë por Kosova duhet të ekzistoj edhe nëse nuk gjejmë vullnet në periudha të shkurtra. Të sigurohemi që marrëveshja përfundimtare nuk e cenon integritetin territorial të vendit”, tha Hoti.

Ndër të tjera Hoti tha se deklarimet e Kosovës në Berlin nuk ishin adekuate e as dinjitoze.

“Kosova Nuk ishte adekuat sepse nuk ishte unik e as dinjitoz. Deklaratat e presidentit para samitit dhe fjalët e tij në samit ishin dëshpëruese. Kosova nuk ka nxjerr përfitimet e saj, derisa Thaçi luan rolin për figurën e tij e jo për dialog duhet të zhvillohet në një tjetër përgjegjësi”, ka thënë Hoti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit