Hoti i kundërpërgjigjet Hoxhajt për vizat

Mos i humb

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK- së, Avdullah Hoti nëpërmes një shkrimi në Facebook ka thënë se në takimin e sotëm me përfaqësuesit e vendeve të BE’së për vizat, ka paraqitur qëndrimin e LDK- së në mbështetjen e fuqishme të agjendës euro-integruese të Kosovës.

Ndërkohë zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj para pak minutash doli me një deklaratë se opozita gjatë takimit ka folur kundër liberalizimit.

Hoti ka shkruar se në takimin e sotëm me përfaqësuesit europianë për vizat, ai ka shpalosur qëndrimin e partisë së tij për agjendën euro-integruese të Kosovës.

Ai ka thënë se si opozitë kanë mbështetur reformat dhe marrëveshjet në mes të Kosovës dhe BE’së. Që burojnë nga MSA- ja.

“I falënderova për mbështetjen në Parlamentin Europian pro liberalizimit të vizave dhe kërkova që sa më parë të përmbyllet kjo çështje edhe në Këshillin e Ministrave, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mos mbesin të vetmit në Ballkan që nuk mund të lëvizin lirshëm”, ka shkruar Hoti.

Ndërsa ai ka thënë se për temën e dialogut me Serbinë ka kërkuar që të respektohet vullneti I qytetarëve të Kosovës, shprehur përmes përfaqësuesve të tyre në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, dialogu mbetet i vetmi mekanizëm për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe gjuha nxitëse duhet të dënohet.

Ndërsa zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, pas takimit me përfaqësuesit ka thënë se opozita ka dalë kundër liberalizimit të vizave./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit