Hoti pret që në Samitin e Berlinit të mbyllet ideja për korrigjim të kufijve!

Mos i humb

Samiti i Berlinit pritet të shuaj çdo dilemë rreth korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Samiti i Berlinit është ngjarje me rendësi për të filluar një dinamike të re drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore në gjithë Ballkanin Perëndimor.

ti ka shkruar në Facebook se duke e ditur qëndrimin e Gjermanisë lidhur me dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, beson se plani i mbrapshte për korrigjim të kufijve do të mbyllet si ide.
Ja shkrimi i tij i plotë:
Samiti i Berlinit eshte ngjarje me rendesi per te filluar nje dinamike te re drejt normalizimit te marredhenieve ndershteterore ne gjithe Ballkanin Perendimor.
Duke e ditur qendrimin e Gjermanise lidhur me dialogun ne mes te Kosoves dhe Serbise, besoj se plani i mbrapshte per korrigjim te kufijve do te mbyllet si ide.
Neve na duhet nje marreveshje me Serbine qe e bene pergjithmone te pamundshem konfliktin ne mes te dy shteteve, siguron njohjen reciproke dhe Serbia merre pergjegjesine per krimet e bera ne Kosove.
Duke e korrigjuar i kufirit nuk sigurohet nje marreveshje e tille.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit