Hovenier për dinarin: Të ndryshohet mënyra e zbatimit, bisedimet vazhdojnë

Mos i humb

Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier ka dhënë deklaratë pas takimit me zv.kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Ai tha se ata diskutuan para takimeve për dialogun, derisa theksoi se e respektojnë vendimin e BQK-së, mirëpo sipas tij duhet të ndryshohet mënyra e zbatimit, shkruajnë mediat e Kosovës.

“Sapo u takova me zv.kryeministrin Bislimi dhe diskutuam para takimeve për dialogun.

Ne e respektojmë vendimin e BQK e cila ka për detyrë që të qeverisë me çështjet monetare të Kosovës.

Jemi të shqetësuar për atë se kjo mund të ndikojë për popullatën e cënueshme, komunitetin serb të Kosovës.

Është më rëndësi që të ndryshohet mënyra e zbatimit. Bisedimet tona për këtë çështje vazhdojnë.

Ka mundësi që të dy palët të ofrojnë zgjidhje se si mund të bëhet kjo”, tha ai para mediave.

Hovenier tha se Bislimi nuk i ka dhënë ndonjë propozim për zgjidhjen e çështjes së dinarit, por tha se “Qeveria është duke punuar në këtë drejtim”.

“Dëshirojmë të jemi konstruktiv”, tha Hovenier.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit