Hovenier: Takimi i Ohrit, mundësi e jashtëzakonshme për Kosovën dhe Serbinë

Mos i humb

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, deklaroi sot se takimi i Ohrit është një mundësi e jashtëzakonshme për Kosovën dhe Serbinë për të arritur marrëveshje mbi planin europian për normalizim të marredhënieve.

Ai shtoi se marrëveshja synon të shmangë edhe tensionet e mundshme mes dy shteteve në të ardhmen.

Në nje takim me gazetarë, në të të cilën mori pjesë KosovaPress, ambasadori Hovenier deklaroi së një marreveshje e mundshme do të sjellë përfitime politike dhe ekonomike për të dy vendet.

Në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Hovenier tha se i kuptojnë disa shqetësime, por ShBA nuk mbështet ndonjë mekanizëm që është kundër kushtetutshmërisë së Kosovës.

I pyetur për rezervat që kanë ndaj planit evropiaj dy partitë më të mëdha opoitare PDK dhe LDK, Hovenier tha se është i bindur që në fund të dy subjektet do të vënë interesin nacional para atij partiak.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit