Rama: Vlerë e shtuar, në asnjë mënyrë një kërcënim për ekosistemin

Mos i humb

Aeroporti i Vlorës është në ndërtim, do të ndërtohet në të gjitha rastet dhe do të jetë një vlerë e shtuar dhe në asnjë mënyrë një kërcënim për ekosistemin”.

Kështu theksoi sot kryeministri Edi Rama në ceremoninë e zhvilluar në Tepelenë në kuadër të shpalljes së lumit të egër Vjosa si “Park Kombëtar”.

“E kemi diskutuar, ridiskutuar, në të gjitha nivelet, me të gjithë ekspertët, me të gjithë çfarë janë përfshirë. Kemi parë modelet më të mira, praktikat më të mira. Është një dosje e tërë sa një mal për procesin e aeroportit të Vlorës dhe siç e tha edhe miku im edhe komisari i zonës, Tërmet Peçi, tani Vlorën e egër do ta ruajmë bashkë, po nuk do bëjmë edhe njerëzit të egër, kështu që duhet të bëjmë një kombinim midis egërsisë së natyrës dhe zbutjes së njerëzve”, tha Rama.

Rama theksoi se, “këtu më thanë që është edhe dikush që vazhdon na cimbis me zogjtë e aeroportit të Vlorës. Do t’i lutesha shumë që të mos e bëjë më këtë punë. Ne jemi një qeveri dhe jemi një forcë qeverisëse që po ju them edhe një herë tjetër, kemi rritur nivelin e mbrojtjes së vendit aty ku nuk ka qenë kurrë, nga pikëpamja natyrore dhe për këtë flasin faktet. Kemi bërë kujdes që të rrisim sipërfaqen e zonave të mbrojtura dhe e përsëris, do të shkojmë në 30% në 2030 dhe për aeroportin e Vlorës i kemi bërë të gjitha proceset, të gjitha konsultimet, të gjitha studimet, të gjitha dhe tani që “tigrin” e Vjosës, garantuam që nuk do shkojë tek dentisti për t’i prerë dhëmbët dhe nuk do të bëhet mace”.

“Do i lutesha shumë kujtdo që ndodhet këtu dhe na shqetëson me letra dhe me transformime dhe devijime faktesh lidhur me aeroportin e Vlorës, që të mos na shqetësojë”, tha Rama .

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit